A e dini pse dritaret në avion janë të rrumbullakëta? Ka një arsye të rëndësishme

schedule16:22 - 19 Maj, 2022

schedule 16:22 - 19 Maj, 2022

A e keni menduar ndonjëherë se pse dritaret e avionit janë të rrumbullakëta? Më sa duket, dritaret e avionëve nuk ishin gjithmonë të rrumbullakëta – ato dikur ishin katrore deri në vitet 1950 kur aeroplanët fluturonin më ngadalë dhe më poshtë. Por pse ndryshoi kjo?

Pika e kthesës ishte një aksident në 1954, kur avioni u rrëzua dhe vdiqën shumë njerëz. Besojeni ose jo, shkak i aksidentit ishin xhamat. Logjika është e thjeshtë. Çfarëdo këndi që ka, automatikisht ka një pikë të dobët. Dritaret katrore kanë 4 kënde, që do të thotë se janë 4 pika të dobëta të mundshme.

Dritaret e rrumbullakosura janë në gjendje të shpërndajnë presionin në mënyrë të barabartë sepse nuk kanë qoshe.  Format rrethore janë më të forta dhe i rezistojnë deformimeve, duke i bërë më rezistente ndaj ndryshimeve të përsëritura të presionit midis pjesës së brendshme dhe të jashtme të avionit.

Kjo është arsyeja pse inxhinierët kanë vendosur si standard një formë të rrumbullakët, e cila mund të përballojë më lehtë presionin e lartë, siç është ai i krijuar nga ajri në një aeroplan gjatë fluturimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!