Rreth 80 vjet më parë, artisti i madh meksikan Diego Rivera ndau me botën një vizion të guximshëm artistiko-social: Një qytet të arteve, i cili do të bashkonte “artistin akademik, poçarin, endësin dhe me çdo gjë që është e pastër dhe që shpreh karakteristikat e popullit të Meksikës”.
Rivera madje filloi të projektonte “qytetin” e tij duke nisur me një muze që do të strehonte koleksionin e tij të madh personal nga periudha parakoloniale e vendit, por vdiq në vitin 1957. Vizioni i tij, megjithatë, mbeti i gjallë. Flaka u përcoll nga pasardhësit e tij dhe tani Qyteti i Arteve është një realitet në kryeqytetin e Meksikës.
Qendra e kompleksit me 13 ndërtesa është muzeu ekzistues Anahuacalli, rreth të cilit, në një sipërfaqe prej 64600 metrash katrorë janë krijuar kopshte, punishte, hapësira ekspozite, një bibliotekë, tenda, si dhe një sferë e re. Shumica e ndërtesave të kompleksit u projektuan në stilin e ndërtesave të kryeqytetit të lashtë aztec.
Manuel Rocha, arkitekti i projektit, i cili mori gjashtë vjet dhe gati 1 milion dollarë për t’u përfunduar, tha “Ajo që ne u përpoqëm të bënim ishte riprogramimi i idesë së Rivera-s në një gjuhë moderne.
Ndërtesat u ngritën mbi pllaka guri vullkanik, të cilat janë të dukshme, por të integruara siç duhet midis mureve dhe peizazhit; ne krijuam gjithashtu rrjeta druri, hyrje të lehta, të cilat ekzistonin tashmë në dizajnet e Diego-s” tha ai./ Abcnews.al