A e dini ku ndodhet ishulli i “varrosur” me vellon e “borës” së zezë?

schedule23:38 - 4 Nëntor, 2021

schedule 23:38 - 4 Nëntor, 2021

Një krevat fëmijësh. Një shatërvan në një oborr. Një tabaka e harruar me gota, e cila mesa duket u braktis nën presionin e evakuimit të nxituar të zonës. Shtëpitë dhe fushat nën vullkan në ishullin La Palma po përballen me një zhdukje të ngadaltë, pasi pas llavës, hiri grumbullohet dhe gradualisht mbulon gjithçka.

Brenda zonës së përjashtimit, një vello me “borë” të zezë mbulon zona dhe prona. Vetëm policët, ushtarët dhe shkencëtarët lejohen të lëvizin lirshëm në zonë, e cila ndan në dy pjesë bregun perëndimor të La Palma.

Toka e dikurshme e gjelbër ishte një parajsë si për vendasit ashtu edhe për vizitorët. Tashmë banorët e zonës përreth vullkanit presin lejen e autoriteteve, për të shkuar me shoqërimin e tyre në shtëpitë e tyre, për të shpëtuar disa nga gjërat e tyre.

Heshtja do të mbizotëronte, nëse nuk do të ishte ajo që vendasit e kanë quajtur “bisha”: zhurma e vazhdueshme e vullkanit. Lava ka shkatërruar më shumë se 1000 shtëpi. Lëvizja e shpejtë e më shumë se 7000 njerëzve parandaloi humbjen e jetëve njerëzore.

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!