Një vend, në shumicën dërrmuese të rasteve ka më shumë se një aeroport për t’u shërbyer nevojave të qytetarëve të tij. Dhe kjo është e vërtetë edhe për shtetet më të vogla në botë.
Por a e dini se ekziston një aeroport që i përket më shumë se një shteti? Ose për të qenë më të saktë, objektet e kujt shtrihen në më shumë se një shtet?
Aeroporti Basel-Mulhouse-Freiburg, i cili është i ndarë jo vetëm në dy, por në tre, ndërkohë që u shërben tre vendeve të ndryshme.
Konkretisht, Zvicra (Basel), Franca (Mulhouse) dhe Gjermania (Freiburg). Nga tre qytetet, më i afërti me aeroportin është Bazeli dhe për këtë arsye emri i tij zyrtar i koduar është BSL.
Pjesa më e madhe e aeroportit ndodhet në tokën franceze, ndërsa një zonë e vogël e aeroportit i përket Zvicrës, falë një marrëveshjeje të veçantë dypalëshe mes dy vendeve.
Megjithatë, që nga vitet 1980, për shkak të afërsisë me territorin gjerman, autoritetet gjermane kanë qenë gjithashtu në bordin e aeroportit.
Sa i përket sigurisë së aeroportit, ai i është dorëzuar plotësisht autoriteteve të policisë franceze.
Në të njëjtën kohë, transaksionet në seksionin francez të aeroportit bëhen në euro, ndërsa në seksionin zviceran në franga.
Megjithatë, për fat të mirë, për të kaluar ndërtesën nga pala franceze në atë zvicerane – dhe anasjelltas – nuk keni nevojë të kaloni një kontroll pasaporte, pasi Zvicra është anëtare e zonës Shengen./ Abcnews.al