A e dini arsyen pse nuk ju lejohet të buzëqeshni në foton e pasaportës?

schedule19:39 - 27 Korrik, 2022

schedule 19:39 - 27 Korrik, 2022

Fotografitë e pasaportave kanë rregulla të rrepta në lidhje me atë që është e pranueshme. Të keni flokët larg fytyrës dhe të mos buzëqeshni janë vetëm disa nga rregullat që duhet që një pasaportë të jetë e vlefshme.

Kjo e fundit u shfaq vetëm në 2005, kur shërbimi i pasaportave në Mbretërinë e Bashkuar ndaloi buzëqeshjen në fotot e pasaportave.

Kjo për shkak të teknologjisë së re biometrike brenda pasaportës.

Një zëdhënës i Office Home tha për BBC: Kur goja është e hapur mund të krijojë vështirësi për teknologjinë e njohjes së fytyrës në mënyrë efektive.

Kjo ndodh sepse skanimet biometrike të fytyrës zakonisht identifikojnë 14 – 20 pika në fytyrën tuaj (buzë, hundë, sy, etj.)

Pozicioni i fytyrës tuaj zhvendos ato pika dhe mund të shkaktojë vështirësi për të identifikuar se kush jeni./Express/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!