Kryetari i partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova pjesë e koalicionit me PD-në zgjedhjet e 25 Prillit, në një postim në Facebook ka reaguar pas urimit që sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i dërgoi Edi Ramës për fitoren e zgjedhjeve parlamentare.
“Pasi ShBA ka folur dy here zyrtarisht per zgjedhjet e 25 prillit (ne fillim ambasada dhe sot, Sekr. i Shtetit), “masakra zgjedhore” duket se ka per te mbetur brenda thonjezave. Sepse edhe BE me te njejtin ze ka folur.
Nese do te mbetet keshtu edhe pasi te mbaroje i gjithe procesi i verifikimit zyrtar, ligjor dhe partiak, atehere, Partise tone Demokratike i mbetet nje problem i madh per te zgjidhur. Ajo duhet te marre nje vendim: ose t’i pranoje zgjedhjet, ose te mos i pranoje.
Nese pranohet fitorja e zgjedhjeve parlamentare, atehere zhvleresohen zgjedhjet e 13 qershorit brenda Partise Demokratike, sepse ato do te behen pa nje analize dhe percaktim te pergjegjesive te humbjes.
Nese ajo nuk pranohet, atehere futja ne Kuvend mbetet e paaresyetuar dhe duhet filluar perseri nje cikel i ri i perplasjeve politike te paaresyetuara brenda dhe jashte parlamentit.
Nuk e di sesi mund te vazhdohet me tej, por kjo eshte edhe aresyeja pse e kam shkruar kete postim, per te pritur mendime nga miqte e FB. Nje gje e di me siguri, se sa here ndeshet me probleme te tille, nje parti duhet te organizoje analize dhe diskutim sa me te gjere brenda vehtes” shkruan ai./ db/Abcnews.al