Nga Carlos Del Rio, The Hill
Transmetimi i vazhdueshëm SARS-CoV-2 çon në gjenerimin e vazhdueshëm të mutacioneve. Këto mutacione bëhen shqetësuese kur janë rezistentë ndaj vaksinave dhe mund të përhapen më lehtë.
Sot, varianti më shqetësues është varianti Delta (i njohur gjithashtu si B.1.617.2 ose varianti indian). Ky variant u zbulua për herë të parë në Indi në tetor të vitit 2020 dhe që nga ajo kohë është përhapur në shumë vende të botës duke u bërë varianti më dominues.
Të dhënat sugjerojnë se varianti Delta është 40 deri në 80 për qind më i transmetueshëm se variantet e mëparshme dhe, si rezultat, ai është përhapur lehtësisht në shumë vende.
Pse është ky variant më i transmetueshëm?
Ende nuk dihet arsyeja por ekspertët besojnë se është aftësia e disa mutacioneve të lidhen me receptorin ACE2. Për shembull, varianti SARS-Co-V-2 Alpha (B.1.1.7) ka një mutacion (N501Y) në proteinën spike që lidhet me receptorin ACE2 dhe, si rezultat, është më i transmetueshëm se lloji origjinal.
Varianti Delta (B.1.617.2) ka disa mutacione në proteinën spike (L452R, T478K, P681R) që jo vetëm forcojnë lidhjen me receptorin ACE2 por gjithashtu janë rezistentë ndaj antitrupave. Përveç kësaj, këto mutacione shkaktojnë një ulje të antitrupave të shkaktuar nga vaksinat, raporton abcnews.al
Ndikimi i rritjes së transmetueshmërisë shihet në ndryshimet e Ro (një term matematikor që tregon se sa ngjitëse është sëmundja infektive). Disa studime sugjerojnë që Ro i SARS-CoV-2 ishte afërsisht 2.5. Në një popullsi 100% të rrezikuar nga Covid, numri i rasteve në gjeneratën e 10-të do të ishte 9,537.
Nëse Ro rritet në 2.9, atëherë numri i rasteve në gjeneratën e 10-të do të ishte 42.071. Kjo njihet si rritje eksponenciale dhe pse relativisht “e vogël” ka një ndikim të madh. Përhapja e shpejtë e variantit Delta ka nxitur Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe shumë qarqe të rekomandojnë përdorimin e maskës në ambiente të mbyllura pavarësisht nëse janë vaksinuar apo jo.
Ndërsa varianti Delta është shumë më i transmetueshëm se variantet e tjera, ende nuk është e qartë nëse shkakton simptoma më të rëndë apo jo. Të dhënat e fundit nga një studim në Skoci sugjerojnë që rreziku i shtrimit në spital është dyfishi i atyre që ishin të infektuar me variantin Alpha.
Në veçanti, midis personave që kanë sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, simptomat pas infektimit me variantin Delta janë të ngjashme me ato të infeksionit me variante të tjera – por ka disa raporte të incidencës më të lartë të dhimbjes së kokës dhe dhimbjes së fytit.
Por sa efektive janë vaksinat kundër rasteve të rënda ose variantit Delta?
Të dy vaksinat Oxford – AstraZeneca dhe Pfizer – BioNTech COVID-19 ishin efektive në zvogëlimin e rrezikut të infektimit me SARS-CoV-2 dhe shtrimin në spital tek personat që ishin infektuar me variantin Delta, por vaksina Oxford – AstraZeneca ishte më pak efektive sesa vaksina Pfizer – BioNTech në parandalimin e Delta.
Gjithashtu Pfizer-BioNTech është më pak efektive kundër variantit Delta sesa kundër variantit Alpha. Dy javë pas marrjes së dozës së dytë, vaksina Pfizer-BioNTech ofron mbrojtje prej 79 përqind kundër variantit Delta krahasuar me 92 përqind ndaj variantit Alpha.
Varianti Delta përbën rreth 20 përqind të rasteve në SHBA, ndërkohë numri i rasteve po dyfishohet çdo dy ose tre javë. Ky variant duket se po përhapet më shpejt në Midwest dhe Juglindje ku më pak se 30 përqind e popullsisë është vaksinuar.
A duhet të shqetësoheni për variantin Delta? Nëse nuk jeni vaksinuar plotësisht po.
Përktheu Sonila Backa-abcnews.al