A duhet të shkarkohet presidenti? Zheji përplaset me Ndrecën: Po flet sipas kushtetutës së re

schedule21:56 - 18 Maj, 2021

schedule 21:56 - 18 Maj, 2021

Shkarkimi i presidentit Meta ka qenë tema e diskutimit në emisionin Log. të kësaj të marte.

Në një panel të ftuarish është diskutuar në lidhje me vendimin që mazhoranca ka ndërmarrë për shkarkimin e kreut të shtetit që një pjesë të ftuarish e kanë konsideruar antiligjor.

Përfaqësuesi politik i Partisë Socialiste, Plarent Ndrecën në fjalën e tij është shprehur se deklaratat e presidentit ishin të ashpra ndaj shkarkimi i tij është i domosdoshëm.

“Nëse del jashtë kopetenca të tjera. Presidenti tashmë e ka vendin ku mund të japë dhe arsyetimin e tij të shkojë dhe të flasë para komisionit pse e ka zgjedhe dhe e ka përdor sfurkun. Amerikanët nuk kanë asnjë ndërhyrje, shkarkimi i presidentit është çështje e brendshme. Kalloshnikovi dhe sfurku nuk kanë ndryshim përsa i përket konotacionit. Presidenti për mua si jurist është çmendur nga pikëpamja institucionale. Presidenti nuk ka asnjë lidhje  me politikën e jashtme, ai e përfaqëso por brenda programit të miratuar nga ekzekutivi”, ka thënë Ndreca.

Gjatë diskutimit në studio analisti Artur Zheji dhe Ndreca kanë debatuar mes njëri tjetrit, ku Zheji e ka cilësuar si person që bën gabime për shkak të zellit që ka.  Sipas Zhejit kushtetuta aktuale nuk ka asnjë nen që flet për shkarkimin e presidentit sipas pretendimeve të ngritura nga mazhoranca, por Ndreca flet në emër të Kushtetutës së re.

Pjesë nga debati:  

Zheji: Ndreca po flet për kushtetutën e re, unë nuk fshihem, ti ke zell dhe bën shumë gabime

Ndreca: Nuk kam zell

Zheji: Ti ke shumë zell, ke ardhur me një detyrë

Ndreca: Pse duhet që të funksionoj si ty

Zheji: Ke ardhur me një detyrë, që të ka ngarkuar mazhoranca./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!