Dilema nëse duhet ta shoqëroni një vakt me një gotë ujë apo ndonjë pije tjetër ka ekzistuar gjithmonë. Sipas ekspertëve, uji nuk i prish lëngjet e stomakut apo procesin normal të tretjes por në fakt, konsumimi i tij gjatë ose menjëherë pas vaktit na ndihmon me tretjen.
Uji dhe lëngjet në përgjithësi lehtësojnë ndarjen e ushqimit në mënyrë që trupi të thithë lëndët ushqyese të tij. Në të njëjtën kohë, hidratimi adekuat është i nevojshëm në mënyrë që jashtëqitja të mos jetë shumë e thatë, kështu që ndihmon në shmangien e kapsllëkut.
Përveç hidratimit të mirë, faktorë të tillë si konsumimi adekuat i frutave, perimeve dhe drithërave, pesha e shëndetshme e trupit dhe ushtrimet fizike ditore sigurojnë funksionimin e duhur të aparatit tretës dhe zvogëlojnë rrezikun e dispepsisë, kapsllëkut dhe çrregullimeve të tjera të lidhura me ato gastrointestinale. /abcnews.al