Nga Alex Christian, BBC
Në gjashtë muajt e fundit, paga e Beth është rritur në rreth 10,000 paund. Në krahasim me fillimin e vitit, ajo ka arritur një ekuilibër më të qëndrueshëm mes punës dhe jetës së saj. Por karriera e Beth është përmirësuar edhe më shumë nga fakti që ajo ka kërkuar vazhdimisht për vende të reja pune.
“Sa herë që jam ndjerë sikur nuk isha në vendin e duhur, kam kërkuar për mundësinë e radhës,” shpjegon Beth.
Me qendër në Yorkshire, MB, Beth së shpejti do të fillojë punë si menaxhere. Që nga fillimi i pandemisë, një mori punonjësish në të gjithë industritë kanë lënë punët e tyre dhe miliona të tjerë po mendojnë gjithashtu të lënë punën. Megjithatë, nuk janë vetëm vendet e lira të punës që kompanitë po përpiqen të plotësojnë.
Është krijuar një treg i gjerë, ku punëtorët kanë më shumë ndikim se kurrë, dhe shumë mund të zgjedhin një punë që përputhet më shumë me vlerat dhe dëshirat e tyre. Në vend që të fillojnë të kërkojnë për një pozicion të ri– disa punëtorë po zgjedhin të kërkojnë një mundësi më të mirë që nga dita e parë. Ky është një lloj flirti: se për sa kohë ka qenë ky punonjës i kënaqur me punën e tij.
Për dekada, narrativa mbizotëruese ka qenë të ruash atë pozicion pune për aq kohë sa të jetë e mundur, të ndërtosh fuqinë e një rezymeje dhe të japësh një kontribut të qëndrueshëm për një organizatë. Ndërrimi i parakohshëm i roleve u stigmatizua si ‘kërkim i punës’ – jo vetëm nga shefat, por edhe nga shoqëria e gjerë, raporton abcnews.al
Në vitin 1974, psikologu amerikan Edwin Ghiselli e krahasoi me një endacak , duke shpikur termin ” Sindroma Hobo ” për të përshkruar punonjësit që ndryshonin shpesh punën. Në këtë kuadër, punëdhënësit kishin pushtet mbi punonjësit.
“Ideja ishte nëse punëdhënësi kujdeset për ju, ju bëni të njëjtën gjë,” shpjegon Mark Bolino, drejtor i menaxhimit dhe biznesit në Universitetin e Oklahoma, SHBA.
Recesioni global i viteve 1980 hodhi poshtë një pjesë të këtyre mendimeve. Duke qenë se kompanitë duhej të ulnin rrogat, ata pushuan nga puna punonjësit, tha Bolino, hulumtimi i të cilit është fokusuar në përkushtimin e punonjësve ndaj organizatave të tyre dhe pse ata u larguan.
Në vend që punëdhënësit të presin që punonjësit të mos largohen nga puna për një kohë të pacaktuar, ai shpjegon se “marrëdhëniet më pas u bënë më transaksionale.
Por nëse ti dëshiron të rritesh në karrierë po në atë kompani atëherë diçka e tillë i takon punëdhënësit.
Sipas të dhënave nga Byroja e Statistikave të Punës të SHBA-së, kohëzgjatja mesatare e punës së punonjësve amerikanë u rrit në mënyrë të qëndrueshme nga 3.5 vite në vitet 1980 në 4.4 vite në vitet 2000.
Të kërkosh punën e radhës zakonisht, ka qenë një proces reaktiv.
Por pandemia ka ndryshuar qasjet tona. Punonjësit kanë filluar të kërkojnë punë që përputhen me kushtet e punës që ata dëshirojnë. Për më tepër, punonjësit mund të kërkojnë për mundësi të reja pune, edhe nëse nuk duan domosdoshmërish të lënë punën e tyre menjëherë.
Ky është veçanërisht rasti kur kompanitë krijojnë akses për miliona punonjës.
“Forca është aktualisht në duart e fuqisë punëtore, që do të thotë se ata mund të rrisin edhe më shumë kërkesat – duke përfshirë një pagë më të lartë dhe më shumë përfitime,” sipas Wingate.
Ndërsa të gjesh një punë të re është më e lehtë se kurrë, stigma sociale vazhdon të mbetet. Ndryshimi i pozicionit të punës mund të prishë gjithashtu marrëdhënien e punonjësve me punën.
/abcnews.al