A duhet të kandidojë sërish Lulzim Basha? Salianji: Do të ishte turpërim

schedule19:58 - 24 Mars, 2022

schedule 19:58 - 24 Mars, 2022

Deputeti demokrat Ervin Salianji, ka përjashtuar mundësinë e një rikthimi të Lulzim Bashës në krye të PD.

Ai tha në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, se nëse Basha do të kishte në plan të kandidonte për kreun e PD ky do të ishte një turpërim për të.

Pjesë nga diskutimi:

Xhokaxhi: A duhet të kandidojë sërish Lulzim Basha?

Salianji: Në logjikën time Jo. Me aq sa kam punuar me të, këshilla ime do të ishte se ky është turpërim.

Xhokaxhi: Sali Berisha në krye të PD, a e shihni si kryeministër?

Salianji: Unë po e them edhe njëherë se është momenti për bashkim, por mendoj se zoti Berisha duhet t’i lërë hapësirë dikujt tjetër që të çojë partinë përpara.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!