A duhet të jeni mirënjohës për punën tuaj?

schedule12:00 - 31 Mars, 2021

schedule 12:00 - 31 Mars, 2021

Nga Kate Morgan – BBC

Tashmë është bërë refren i zakonshëm fraza: “Jam mirënjohës që kam një punë”. Viti i fundit ka bërë kërdinë në botë për punë. Globalisht, orët e punës dhe të ardhurat e humbura gjatë 2020 u shtuan në ekuivalentin e 225 milion vendeve të punës me kohë të plotë. Mbylljet e vendeve të punës, pushimet nga vendet e punës dhe një rritje e madhe e papunësisë janë të mjaftueshme  për ata që ende punojnë të ndihen pak në presion për të qenë mirënjohës, informon abcnews.al.

Ky presion daton para  pandemisë. Një nga bisedat më të përhapura rreth vendeve të punës është që ne duhet të jemi mirënjohës që punësohemi, veçanërisht kur konkurrenca është e ashpër. Por, a është e  mundur që një pjesë e asaj mirënjohjeje të jetë e gabuar. Ndoshta nuk është mjaft e përshtatshme të jesh mirënjohës që një punëdhënës po ‘të lejon’ të punosh për ta. Dhe ndërsa mirënjohja mund të jetë objektivisht e mirë për ju, por gjithashtu ka një anë të errët që mund t’ju bëjë më të gatshëm të duroni një situatë që ju bën të palumtur.

Detyrimet e ndryshme

Disa punonjës mund të jenë shumë më të prirur të ndihen mirënjohës për punën e tyre sesa të tjerët.

Punonjësit që presin të punësohen ose promovohen mund të shprehin më pak mirënjohje sesa ata pa përparësi sistematike. Kjo është shpesh rasti për burrat e bardhë, të cilët përjetojnë më shumë lëvizshmëri në rritje sesa grupet e tjera, dhe më pak paragjykim që i pengon ata të sigurojnë punë.

Sindroma imposter gjithashtu mund të luajë një rol: punëtorët që nuk janë të sigurt se meritojnë rolet e tyre mund të zhvillojnë ndjenja të padenjësisë, pavarësisht se janë të kualifikuar ose të aftë. Gratë janë veçanërisht të ndjeshme ndaj sindromës imposter prandaj janë shumë mirënjohëse për punën e tyre. Dhe, në muajt e fundit, amerikano- latinët dhe njerëzit me ngjyrë kishin më shumë gjasa të prekeshin nga pushimet e lidhura me pandeminë sesa amerikanët e bardhë. Ata, midis këtyre grupeve që kanë mbajtur punën e tyre, ka të ngjarë të ndiejnë presion për të shprehur mirënjohje.

Problemi me mirënjohjen

Edhe pse një farë mirënjohjeje është e mirëfilltë dhe spontane, shprehje të tjera falënderimesh, si lloji që shumë punëtorë ndihen nën presion të shfaqin tani,  nuk janë po aq autentike. Dhe kjo mirënjohje e detyruar, e rremë mund të kthehet në efekt.

Nëse na kërkohet të mendojmë për një kohë kur praktikuam mirënjohje të detyruar, shumica prej nesh mund të gjejmë një të tillë. Ashtu si kur jemi të rinj dhe nuk duam të hamë bizele, dhe prindi ynë thotë, ‘jini mirënjohës që keni ushqim!’. Epo, ne vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë edhe tani që jemi rritur. Kjo mirënjohje e detyruar bëhet një normë shoqërore dhe pastaj bëhet zëri ynë i brendshëm”, thotë Sarah Greenberg, një psikoterapiste me bazë në Kaliforni dhe këshilltare e shëndetit mendor të korporatave, informon abcnews.al.

Si të rritur, në situata shoqërore dhe në punë, ne fillojmë t’i themi vetes që të mos ankohemi dhe të vlerësojmë atë që kemi. Dhe sapo të fillojmë ta detyrojmë veten të jemi mirënjohës, ne mund të fillojmë të përdorim një taktikë që anashkalon mirënjohjen për të shmangur emocione të tjera, negative. Për shembull, një punonjës mund të fillojë të mendojë, “E urrej shefin tim”, pastaj mbyt atë ndjenjë duke menduar, “por jam kaq mirënjohëse vetëm që kam këtë punë”.

Të mbash ose të shmangësh ndjenjat negative nuk është e shëndetshme, thotë Greenberg. Anashkalimi dhe shmangia ofrojnë vetëm një zgjidhje të përkohshme, shpjegon ajo. Përfundimisht, emocionet negative do të na arrijnë, dhe ka të ngjarë të jenë edhe më intensive.

Avantazhi i punëdhënësit

Mirënjohja e gabuar mund të çojë në keqtrajtim nga punëdhënësit që e dinë se punëtorët e tyre nuk do të ankohen ose nuk do të largohen, për shkak të shqetësimeve të mungesës së vendeve të punës.

Në kohën e Covid, njeriu duhet të jetë tepër kritik, sepse kjo mund të na bëjë më të shfrytëzueshëm. Do të ketë shumë punëdhënës të cilët do të përpiqen ta përdorin atë si një justifikim për të paguar më pak punëtorët e tyre, ose duke bërë shkurtime për të pasur më pak punonjës që bëjnë më shumë punë. Dhe nëse njerëzit që shprehin mirënjohje për punën që kanë, do të privohen më shumë nga të drejtat e tyre.

Presioni për të qenë ‘mirënjohës’ për punësimin është në thelb i çuditshëm, sipas Greenberg. Në fund të fundit, një punë është një shërbim që një person kryen për të ndihmuar një kompani të fitojë para, informob abcnews.al.

Përqafimi i zonës gri

Greenburg shpjegon se ndërsa është në rregull  dhe e natyrshme të ndihesh mirënjohës që je i punësuar, veçanërisht tani, i njëjti person lejohet gjithashtu të ketë ankesa të vlefshme për punën e tij.

Nëse jeni shumë i përqendruar në arsyen pse duhet të jeni mirënjohës për punën tuaj, mund të mos e kuptoni që po ju dëmton.

Kur filloni të përdorni një sistem vlerësimi, lista e gjërave për të cilat jeni vërtet mirënjohës mund të bëhet pak më e shkurtër, dhe duke eliminuar mirënjohjen e gabuar, ka më shumë të ngjarë të ndjeni përfitimet e fuqishme të së vërtetës./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!