A duhet ta anashkalojmë darkën për të humbur peshë?

schedule18:05 - 23 Shtator, 2022

schedule 18:05 - 23 Shtator, 2022

Ekziston një shprehje e vjetër që thotë: “Hani mëngjes si mbret, drekë si princ dhe darkë si i varfër.” Megjithatë, kjo darkë e reduktuar nuk do të thotë se duhet ta anashkalojmë atë nëse duam të humbim peshë. Hulumtimet sugjerojnë pikërisht të kundërtën – anashkalimi i darkës mund të nxisë shtimin e peshës.

Në një studim të janarit të vitit 2021 nga Hutrients, studiuesit zbuluan se studentët e kolegjit të cilët e anashkalonin darkën rregullisht fituan më shumë peshë sesa homologët e tyre që hanin darkë rregullisht, shkruan Live strong.

Ata që shmangnin darkën fituan rreth 10 për qind të peshës së tyre trupore gjatë periudhës gjashtëvjeçare të studimit dhe gjithashtu kishin më shumë gjasa të ishin në kategoritë e indeksit të masës trupore (BMI) mbipeshë dhe/ose obezë.

Njerëzit që e lënë darkën thjesht kanë tendencë të hanë më shumë ushqime të ngjashme me rostiçeri dhe snack, gjë që do të çonte në shtim në peshë”, thotë Amanda Neibert. Në përvojën e saj, hahen shumë ushqime, të cilat zakonisht janë të ulëta në fibra dhe proteina, dhe të larta në sheqer dhe karbohidrate.

Këto lloj ushqimesh na bëjnë të hamë më shumë. “Personat që e konsumojnë darkën priren të hanë ushqime më të shëndetshme dhe një vakt më të ekuilibruar. Ata kanë tendencë të hanë më shumë perime dhe proteina gjatë vakteve, duke u mbushur me ushqime të shëndetshme, duke reduktuar kështu nevojën për snacking gjatë natës. /abcnews.al