Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini në një intervistë për edicionin informativ në ISHP i është përgjigjur pyetjes nëse edhe të vaksinuarit duhet tu nënshtrohen të njëjtave masa për të frenuar covid-19.
Sipas zonjës Tomini, masat duhet të jenë të barabarta për të gjithë pasi edhe të vaksinuarit mund të bartin dhe të shpërndajnë covid.Shtoni të Ri
Tomini: Do theksoj një element se nëse do hynim të gjithë në ambiente të brendshme me të njëjtat masa nuk do kishte transmetueshmëri. Dhe nuk do kishte mutacione dhe nuk do lihej hapësirë. Pjesa e respektimit të masave është pjesë e re e jona. Dhe është lodhje pandemia. Por për impaktin është shumë e rëndësishëm respektimi i masave. Edhe individë që janë të vaksinuar nuk do të thotë që e largojnë virusin dhe nuk preken por preken më pak se të pa vaksinuarit. Respektimi i masave për këtë do bëjë të mundur që të ulë ashpërsinë e virusit. /abcnews.al/