A do ulet Zidane te stoli i kombëtares franceze?

schedule20:37 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 20:37 - 7 Dhjetor, 2022

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit Noel le Grae ka folur për të ardhmen e trajnerit të kombëtares Didier Deschamps.

“Dua që Deschamps të qëndrojë. Nëse ai e çon ekipin në gjysmëfinale, atëherë vendimi për të ardhmen do të jetë i tij. Unë kurrë nuk e kam konsideruar Zidane për këtë pozicion në jetën time”, tha Le Grais për Sport Bild.

Skuadra franceze mposhti Poloninë në ndeshjen e 1/8 finale të Kupës së Botës me rezultat 3:1 dhe kaloi në raundin tjetër të play-off-it. Në çerekfinale të turneut, francezët do të luajnë me Anglinë, takimi do të zhvillohet më 10 dhjetor. /G.D abcnews.al/