A do të shtrëngohet ora policore për festa? Komiteti i Ekspertëve merr sot vendimin

schedule08:59 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 08:59 - 23 Dhjetor, 2021

Në prag të Krishtlindjeve, Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të mblidhet sot për të njoftuar masat e reja në kuadër të pandemisë së COVID. ABC mëson se mbledhja do të zhvillohet në orën 10:00 gjatë paradites.

Pak ditë më parë, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu  nga Kuvendi ka paralajmëruar se mund të ketë masa anti-COVID shtesë për festa duke qenë se do të ketë ndërveprim më të lartë. Ministrja tha se ekspertët e shëndetësisë po vlerësojnë situatën.

Masat kufizuese që janë në fuqi aktualisht

  • Ora policore vijon me orën 23:00 – 06:00.
  • Vijon që qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, nga të gjitha pikat kufitare apo ata që kalojnë tranzit, duhet të vijojnë të dorëzojnë një nga dokumentet e mëposhtme:
  • Pasaportë vaksinimi, ku data e vaksinës së fundit të ketë të paktën dy javë e aplikuar nga data e hyrjes në kufi.
  • Test PCR, të kryer brenda 72 orëve ose testin e shpejtë antigenic brenda 48 orëve të hyrjes në kufi.
  • Provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
  • Përjashtim nga rregullat e përcaktuara në pikën 2, bëhet për fëmijët deri në moshën 6 vjeç.
  • Qytetarët rezidentë të Republikës së Shqipërisë dhe që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura në pikën 1, duhet të vetë izolohen për një periudhë 10 ditore dhe të informojnë autoritetet shëndetësore për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.
  • Vijon që në strukturën e aeroporteve do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, të cilët duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës ashtu sic është rekomanduar sipas protokollit të ndryshuar.
  • Vijon të mbetet në fuqi që në të gjithë institucionet shëndetësore, moslejimi i hyrjes së familjarëve për personat që janë të shtruar.
  • Vijon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura, në qendra tregtare, supermarkete, dyqane etj, e në të gjithë ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.
  • Vijon të mbetet në fuqi urdhri për lejimin e grumbullimeve deri në 50 persona dhe të aktiviteteve kulturore, sportive etj deri në 30% të kapaciteteve të tyre me prezencë të spektatorëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!