Nga selia e komunitetit mysliman të Shqipërisë, presidenti Ilir Meta ka përcjellë një mesazh urimi për besimtarët myslimanë në festën e Fitër Bajramit. Meta vlerësoi sakrificat e besimtarëve gjatë kësaj periudhe dhe ndihmat për të sëmurët dhe të pamundurit.
“Duke i uruar të gjithë besimtarët dhe qytetarët shqiptarë për të vlerësuar sakrificat e besimtarëve gjatë kësaj periudhe të vështirë edhe për shkak të pandemisë.
Shpreh mirënjohje për ndihmat që kanë dhënë për të sëmurët dhe pamundurit. Uroj që këto sakrifica të na shërbejnë për një shoqëri më solidare dhe më të drejtë”, deklaroi Meta.
Meta u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me Komisionin Hetimor që do të mblidhet me datë 18 Maj në seancë dëgjimore nëse do të jetë apo jo prezent. Ai refuzoi të përgjigjet duke respektuar festën e myslimanëve. “Vazhdojmë festën dhe mbarësi dhe gëzime të gjithëve”, u shpreh Meta./mv.abcnews.al