A do të shkojë Berisha në polici? Lela: Dëshminë e dha dje publikisht

schedule11:06 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 11:06 - 7 Dhjetor, 2022

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pritet të paraqitet sot në polici për të dhënë dëshminë e tij lidhur me incidentin e djeshëm në protestë, ku u godit me grusht nga 31 vjeçari Gert Shehu. Por, zëdhënësi i tij, Alfred Lela thekson se lideri demokrat e dha dëshminë e tij të plotë dje publikisht.

“Me marrin gazetaret per te me pyetur: a ka marre Berisha thirrje per te deshmuar ne Polici dhe kur do shkoje? Pra, Berisha duhet ta denjoka kete Polici kulimo-politike dhe te shpenzoje, qofte edhe nje minute me te, sikur deshmia e tij nuk u dha e plote publikisht, dhe sikur nuk u pa gjithcka publikisht. Sikur dhuna ne fytyren e tij dhe te opozites nuk mjafton!!! Policia duhet te beje mbrapsht nga seria e provokimeve dhe te rrije ne vrimen e saj qe qelbet era kembe korrupsioni! “, shkruan ai.

Berisha hodhi akuza dje pas protestës se 31 vjeçari është “agjent i policisë kriminale”, i përdorur nga qeveria. Ndërsa, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku hodhi poshtë akuzat duke thënë se Shehu nuk ka qenë asnjëherë agjent i policisë dhe nuk është përdorur as si i infiltruar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!