Para ndeshjes të së dielës mbrëma, aty ku Inter do të sfidojë Napolin, Marotta ka folur për disa pika dhe më kryesorja ishte çështja e rinovimit të kontratës së kapitenit të tyre, Lautaro Martinez.
“Jemi të parët në renditje me një avantazh të mirë, por absolutisht nuk mund të rrimë duarkryq, duhet ta sigurojmë sa më shpejt këtë kampionat dhe ta shoqërojmë me një rekord pikësh.
Rinovimi i Lautaros? Sigurisht që do të arrijmë atje më shpejt në fund të kampionatit. Kemi një marrëdhënie të me Lautaron dhe me agjentin e tij, sigurisht që do të rinovojmë”, është shprehur me bindje CEO i Interit, Beppe Marotta./h.ll/abcnews.al