Facebook pritet të njoftojë këtë nëse do ta lejojë ish-presidentin e SHBA, Donald Trump të kthehet në platformë pasi një muaji.
Vendimi do të merret nga Bordi Mbikëqyrës i Facebook, një grup prej 20 anëtarësh të cilët variojnë nga aktivistë humanitarë dhe ekspertë fetarë deri te avokatë dhe një ish-kryeministër.
Sipas The Guardian, Bordi, i cili filloi në fund të vitit 2020, ka për qëllim të funksionojë si një krah i pavarur i platformës sociale.
Trump u ndalua të përdor Facebookun më 7 janar pas inkurajimit të mbështetësve të tij për një kryengritje në Capitol të SHBA-së një ditë më parë, por ai kishte përdorur për vite me radhë llogarinë e tij për të ndarë informata të gabuara dhe retorikë të dhunshme me miliona ndjekës të tij./abcnews.al