Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është pyetur pas 6 orësh seancë për rikthimin e tij në politikë në zgjedhjet e vitit 2021.
Tahiri tha se ai nuk është larguar kurrë nga politika duke shtuar se historia e politikës nuk e tundon.
LEXO EDHE: 6 orë seancë, Tahiri: Jam i vetmi që kam lënë mandatin, e kam bërë punën më mirë se të tjerët
“Saimir Tahiri nuk ka ikur. Kjo historia e politikës më pas s’më tundon siç nuk më ka tunduar në momentin që ika si deputet për tu përballur me drejtësinë.
Do ta pranoj pa asnjë diskutim vendimin e Apelit, një vendim gjykate është për t’u pranuar dhe zbatuar, sa të drejtë do ta quaj, të shoh vendimin dhe do flas. Unë di raportin tim me të vërtetën. Çmimi i jetës sime nuk kalon nga çmimi i karrierës së tyre”, tha Tahiri./abcnews.al