E ardhmja e Gerard Deulofeu mund të jetë larg Udineses, pas një sezoni si protagonist absolut me fanellën e skuadrës italiane.
Napoli raportohet se është një nga skuadrat që kërkon shërbimet e Deulofeut, por akoma nuk ka asnjë marrëveshja mes palëve.
Për të ardhmen e spanjollit ka folur agjenti i tij, Alfred Botines, i cili në për “Messaggero Veneto” nuk ia mbylli derën një qëndrimi të mundshëm te Udinese.
“Kemi mundësi të tjera, por nuk përjashtojmë vazhdimin e një sezoni tjetër te Udinese” , ka deklaruar agjenti i lojtarit. /f.a/abcnews.al

