E ardhmja e Cristiano Ronaldos vazhdon akoma të diskutohet, pasi portugezi nuk dëshiron qëndrimin në “Old Trafford”, me sulmuesin që kërkon të luajë në Champions League, kometicion që nuk do të marrë pjesë Manchester United.
37-vjeçari përfundoi në bankinë në dy ndeshje nga tri të zhvilluar deri më tani në Premier League.
Në përballjen mes United dhe Liverpool, Erik ten Hag e futi si zëvendësaues në 4 minutat e fundit të lojës dhe kjo gjë është konsideruar nga shumica e sportadhësve si një poshtërim për ish-yllin e Real Madrid.
E për të ardhmen e Ronaldos ka folur shoku i tij i skuadrës dhe njëherësh bashkëkombësi i tij, Bruno Fernandes, i cili nuk është që dha shumë detaje.
“E ardhmja e Cristiano Ronaldos? Unë ndoshta mund ta di njërën gjë apo tjetrën, por nuk do të jem personi që mund ta thoshte këtë”, deklaroi përfaqësuesi portugez për “Eleven Sports”, përcjell “Gazeta Express”.
“Për momentin, ai është lojtar i United, është i qetë. Nëse do të largohet apo jo, ai do të flasë shumë shpejt, siç edhe e ka thënë”, përfundoi Fernandes.
Ronaldo ishte rikthyer vitin e kaluar në “Teatrin e Ëndrrave”, por dëshiron të largohet në 10 ditët e fundit të afatit kalimtar të verës. /f.a/abcnews.al