Peshëngritësi shqiptar, Erkand Qerimaj, ka deklaruar objektivi aktual i tij nuk është politika, por të ardhmes nuk i dihet.
I ftuar në “Nuk është karantinë”, ai u shpreh se nuk bën parashikime për veten. Megjithatë, për peshëngritësin që të bëhesh pjesë e kësaj fushe duhet të bësh koalicione, pasi në të kundërt nuk bën asnjë ndryshim.
“Objektivi im aktualisht nuk është politika. Më shumë e shoh veten te sporti. Më bëri përshtypje se një ditë po shihja një emision dhe gazetarja i bënte pyetje një futbollisti të kombëtares se “pse ti je bërë trajner, pse ti bën këtë ose pse ti e bën atë”. Ideja është kjo që një person që do të bëjë disa ndryshime, ndryshimet prej ku vijnë? Prej koalicioneve që ka shteti dhe politika. Në qoftë se ti nuk ke mundësi, nuk ke gjë në dorë, ça ndryshimi do bësh ti.
Unë mendoj që ka pasur disa gjëra që janë përmirësuar, ka edhe gjëra që mund të përmirësohen prap. Por është e komplikuar se ka njerëz që nuk kanë bërë sa kanë dashur. Edhe gjithësecili mban përgjithësi për pozicionet e veta dhe i gjykon koha. Inteligjencën time e shoh te sporti, pastaj në të ardhmen nuk dua të hyjë të bëjë parashikime”, tregoi Qerimaj. l.k/abcnews.al