A do të ndalohen dy Kuvendet e PD-së? Çuçi ka një përgjigje edhe për të atin e Klodian Rashës

schedule09:53 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 09:53 - 9 Dhjetor, 2021

Në 11 dhe 18 Dhjetor, Sali Berisha dhe Lulzim Basha kanë lajmëruar mbledhjen e forumit më të lartë të partisë Demokratike, Kuvendit. Por cfarë do të bëjë policia në një kohë kur grumbullimet nuk lejohen për shkak të pandemisë?

I pyetur nëse do t’i ndalojë këto aktivitete, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi pas mbledhjes së qeverisë u shpreh se nuk do të bëhet një gjë e tillë dhe se në dijeninë e tij do të zhvillohen në respektim të masave

Nuk mund të ndalohen Kuvendet, në dijeninë time do të bëhen duke respektuar masat, besoj se është pyetje pa vend. Ka që në 1990 që nuk ndalohen kuvendet e partive politike” tha ai.

Në një vjetorin e vrasjes së të birit, Qazim Rasha, i ati i Klodian Rashës dje kërkoi nga drejtësia që të gjente personin që vendosi sipas tij armën pranë vendit ku iu ekzekutua djali, pasi në të kundërt do ta bënte vetë duke kërcënuar. Por këtë çështje, ministri Çuçi tha se vijojnë hetimet.

E para kjo gjë në lidhje me të ngjarje është zbardhur në mënyrën më profesionale dhe në kohë rekord. Nuk kam dijeni që prokuroria të ketë mohuar një gjë të tillë.

Ka pasur hetim për ngjarjen, ku pjesa e parë jemi të gjithë të informuar që është në kanalet e procesit gjyqësor, ku besoj që vendimet përfundimtare pas të gjitha hallkave të sistemit do të përfundojnë me dënimin e policit.

Për pjesë të tjera vazhdojnë hetimet, dhe brenda policisë dhe në momentin që do të kemi një rezultat konkret do të bëhet publike” tha ai./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!