Njerëzit që duan të bëhen astronautë duhet të kenë një shëndet të shkëlqyer dhe t’i nënshtrohen një stërvitje të rreptë fizike. Megjithatë, fluturimi njerëzor në hapësirë është në mes të një transformimi të madh. Kompanitë hapësinore synojnë që të dërgojë njerëz në pjesë të ndryshme të hapësirës.
Virgin Galactic dhe Blue Origin kanë zhvilluar automjete suborbitale për të çuar klientët në hapësirë, duke e parë Tokën nga lart. Kohët e fundit, Agjencia Evropiane e Hapësirës njoftoi planet për të përfshirë njerëz me aftësi të kufizuara në misionet e ardhshme suborbitale dhe orbitale, shkruan abcnews.al
Misioni AstroAccess dëshiron të dijë se si hapësira fizike brenda një anije kozmike mund të përshtatet në mënyrë që njerëzit me aftësi të kufizuara të shikimit, zërit dhe lëvizshmërisë të jenë në gjendje të qëndrojnë në një mjedis hapësinor, raporton The Verge.
Për këtë arsye, një ekip prej 12 vetash u përfshinë në një provë duke përjetuar mungesën e peshës. Ata u vendosën në bordin e Boeing 727 të Zero-G Corporation, ku u ndanë në tre grupe. Njëri kishte njerëz me shkallë të ndryshme shikimi, grupi i dytë ishin me probleme dëgjimi ndërsa i treti kishte njerëz që përdorin proteza ose karrige me rrota për të lëvizur.
Ky eksperiment u krye për të ndihmuar në ndryshimet që lidhen me aksesueshmërinë, të cilët do të përfshihen në anijet e ardhshme kozmike. Me mjete më të aksesueshme, të gjithë astronautët – dhe ata me aftësi të kufizuara – mund të kenë më shumë mundësi për të qëndruar të sigurt gjatë një skenari emergjence. /abcnews.al