A do të mjaftojë koha? Ekspertja: Komisioni për Metën duhet të ngrihet brenda javës, vendos Kushtetuesja

schedule20:01 - 4 Maj, 2021

schedule 20:01 - 4 Maj, 2021

Konstitucionalistja Aurela Anastasi ka shpjeguar në Radarin Informativ në ABC në një lidhje “Skype” me gazetaren Jonida Shehu procedurat ligjore që duhen ndjekur për shkarkimin e presidentit të republikës. Ajo sqaroi afatet ligjore që duhet të ndjekë çdo procedurë duke u ndalur edhe tek Komisioni i Posaçëm Hetimor.

Anastasi theksoi se ligji parashikon se ato nuk mund të ngrihen katër muaj nga mbarimi i mandatit, duke nënvizuar se në rast se nuk formohet gjatë kësaj jave, nuk do të mjaftojë koha.  Argumentet e deritanishme, ajo i konsideroi politike, ashtu sikurse edhe vendimin e Kuvendit, por shtoi se ajo që do të vendosë pikat mbi “i” në lidhje me këtë çështje është Gjykata Kushtetuese.

INTERVISTA E PLOTË

A është kërkesa e bazuar në ligj?

Thelbësisht thuhet në fund kur Kushtetuesja të marrë vendimin nëse presidenti është fajtor. Paraqitja e kërkesës është bazuar në nenin 90, pika 2 e cila përcakton se presidenti mund të shkarkohet për një shkelje të rënde dhe kërkesa për shkarkimin e tij vjen nga jo më pak se ¼ e kuvendit. Ka dy faza, proc4edurat parlamentare dhe procedurat e gjykimit kushtetuese

T’i marrim me radhë të dyja fazat

Të themi të drejtën jemi në situata të ngushta afatesh. Punimet aktive të kuvendit vazhdojnë deri në fillim të korrikut dhe mandati i kuvendit mbaron rreth datës 9 shtator. Ka afate të përcaktuara në akte që do gjejnë zbatim në këto procedurë. Do të zbatohen nenet përkatëse në rregullohet e kuvendit të Shqipërisë, mund të ketë nevojë edhe për dispozita në ligje të tjera. Kështu që nga kjo pikëpamje është një ndërmarrje e gjerë dhe një veprimtari intensive.

Ku është koha që sipas ligjit që këto procedura të kenë përfunduar?

Nuk kemi një afat të tillë sepse rregullorja nuk ka parashikuar afatin e procedurave që duhet të ndiqet për të gjithë procesin e hetimit dhe marrjen e vendimit nga parlamentit. Por një nga një kanë dhe afate. Nëse aktualisht do të paraqitet kërkesa para komisionit të Ligjeve që është Komisioni përgjegjës që shqyrton i pari listën e përgatitur nga deputetët mund të japë opinionin për 15 ditë. Komisioni shprehet në lidhje me vazhdimin e procedurave apo rrëzimin e kërkesës së deputetëve. Ai jep opinion nëse duhet të ngrihet komision parlamentar. Vetë seanca plenare ka afat 7-ditor për të marrë vendim. Komisioni hetimor ka kohën e vet të papërcaktuar në lidhje me këtë çështje. Pas kësaj seanca plenare shqyrton relacionin e komisionit hetimor jo më vonë se 20 ditë

Duke llogaritur këto afate, mendoni se kësaj radhe do e shkarkojë maxhoranca presidentin brenda këtij sesioni apo do kërkojë kohë deri në shtator?

Këto janë procedura shumë specifike dhe nuk ndiqen përditë por shumë radhë. Jemi në buzë të afateve dhe ato duhen ndjekur me shumë korrektesë.

Do të quhej e pavlefshme procedura nëse nuk ndiqen afatet?

Procesi do të hyjë në aspektin kushtetues. Gjykata Kushtetuese do shqyrtojë nëse është ndjekur një proces i rregullt ligjor apo jo. Procedurat duhet të jenë në përputhje me afatet sepse mund të kemi shprehje nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me mosrespektimin e procedurave.

A mund të ngrihet komisioni hetimor?

Ligji parashikon që komisionet hetimore parlamentare nuk mund të ngrihen katër muaj para mbarimit të mandatit. Unë mendoj që nuk ka kohë, nëse komisioni hetimor nuk ngrihet brenda kësaj jave. Dhe do të shënohet shkelja e parë që mund të marrë gjykimin nga Gjykata Kushtetuese

PS ka përmendur thirrjet e presidentit, prezencë në fushatë dhe përplasjet me ambasadoren Yuri Kim. A janë mjaftueshëm këto argumente?

Këto janë argumente të kërkuesit. Ajo që dua të bëj unë është të flas pasi të shprehet komisioni për çështjet ligjore. Ai do e shqyrtojë kërkesën dhe do shohim si do reagojë ai. Komisioni Hetimor më pas do të vërtetojë se është detyra e Kuvendit të japë argument.

Institucionet që do marrin në shqyrtim këtë kërkesë, sa gjasa ka që vendimet të jenë politike duke marrë parasysh që janë iniciuar nga maxhoranca e cila ka pasur përplasje me presidentin?

Mendoj që ka shumë gjasa të ketë argumente politike krahas atyre juridike. Kushtetuta njeh momentin e deklarimit të shkarkimit të presidentit në momentin e shpalljes së vendimit nga Gjykata Kushtetuese. Vendimi i Kuvendit është politik. Këtë do ta shohim kur të shpallet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Deri më tani ato janë pretendime që marrin rrugën e shqyrtimit.

/mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!