Kryetari i Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj e bëri të qartë përmes një deklaratë për mediet se opozita nuk do ketë emra për Presidentin as në raundin e dytë dhe të tretë. Por a do të ketë një emër nga PS? Kryetari i Grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një konferencë me gazetarët u shpreh i prerë se mazhoranca nuk do të propozojë emra deri në përfundim të raundit të tretë.
Balla: Jo. Nuk do ketë emër nga mazhoranca deri në përfundim të raundit të tretë.
Pyetje: Çfarë vlere kanë raundet kur Alibeaj deklaroi se nuk do marrin pjesë?
Lexo edhe: Nga Shehu te Demiraj, 8 emrat që do të kalojnë në analizë të thelluar nga PD-ja për Presidentin, “përjashtohet” Tabaku
Balla: Nëse nuk do jetë zgjedhur në raundet pasuese (2 dhe 3) ne do zgjedhim Presidentin dhe Grupi i PS do propozojë një kandidat. Marrëveshjet duhen respektuar. Kemi rëndë dakord që raundi nga raundi të marrë kohën maksimale. Kemi rënë dakord për diçka, do ta respektojmë. Dy grupet parlamentare që drejtohen nga Doda dhe Mediu kanë qenë të gatshëm të bëjnë në diskutim që në fillim me emra. Kemi dashur që të jemi të gjithë. Le të vazhdojmë përpjekjet.
Pyetje: A do t’i marrë PS në shqyrtim 8 kandidaturat e bëra publike një ditë më parë. A mund të jetë njëri prej tyre Presidenti?
Balla: Unë besoj të gjitha kandidaturat e shprehura, për sa kohë që asnjëri prej tyre nuk ka ardhur në rrugën zyrtare, nuk i hyjmë diskutimit, kurrë nuk kemi për të bërë një diskutim për emrat në këtë mënyrë. Kjo bëhet…ulemi, këtu jemi. Mos prisni që unë të hyj në diskutime emrash publikisht. Është mungesë edukate politike që ti të ulësh apo të ngresh një kandidat, ai është një diskutim që bëhet mbi bazën e një procesi./abcnews.al/