Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku do të vazhdojë të luajë për klubin italian sezonin e ardhshëm. Sipas gazetarit Gianluca di Marzio, Nerazzurrët do të zgjasin huazimin e belgut për një tjetër sezon.
Kujtojmë se për momentin të drejtat e Lukakut i takojnë Chelsea, cili e bleu sulmuesin nga i njëjti Inter në verën e vitit 2021 për 113 milionë euro. Më herët qarkulluan zëra se bosët e rinj të Chelsea do të dëshironin të hiqnin qafe Romelu-n verën e ardhshme në mënyrë të përhershme, por sipas burimit, rinovimi i huazimit të Lukakut te Interi është pothuajse një punë e përfunduar.
Lukaku këtë sezon shpesh vuan nga lëndimet. Për këtë arsye ai ka vetëm një gol dhe një asist në Serie A. /G.D abcnews.al/