A do të luajë Messi në Botërorin e ardhshëm? Presidenti i federatës jep mendimin e tij

schedule20:13 - 6 Shtator, 2023

schedule 20:13 - 6 Shtator, 2023

Lionel Messi ka arritur vitin e kaluar të bëj realitet ëndrrën e tij duke fituar Kupën e Botës me Kombëtaren e Argjentinës.

Megjithatë, lojtari i skuadrës amerikane Inter Miami mund të luaj edhe në Botërorin e ardhshëm dhe të gjithë në Argjentinë ëndërrojnë për këtë gjë. Presidenti i Federatës së Futbollit të Argjentinës, Claudio Tapia ka folur për mediat argjentinase duke thënë se ai e imagjinon Messi duke luajtur në 2026 në Kampionatin Botëror.

“Unë imagjinoj se Lionel Messi do të jetë në Botërorin e ardhshëm dhe do të doja që ai të ishte. Unë e shoh atë atje duke luajtur në pozicionin që dëshiron të luajë sepse ai vërtet mund ta bëjë këtë. Do të varet nga ajo që ai dëshiron, por pa dyshim unë ëndërroj që ai të luajë”, tha presidenti i FA të Argjentinës , Claudio Tapia.

Më herët, trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni , tha se do ta priste me kënaqësi Leon në Botërorin e ardhshëm. Megjithatë, është e mundur që Copa America 2024 të jetë turneu i fundit ndërkombëtar për Messin.

Botërori i vitit 2026 është pas dy vitesh e nëntë muajsh nga tani, ndërsa Messi do të jetë 39 vjeç në atë kohë./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!