Ajo që ndodhi atë mbrëmje I vuri vulën gjithçkaje.
Dihej që më parë se çdo të thoshte një përballje futbolli mes Shqipërisë e Serbisë dhe 14 tetori 2014 nuk la asnjë dyshim.
Sot, vetëm dy ditë pas shortit të eliminatoreve të Kupës së Botës 2026, që vendosi sërish në grup kombëtaret e dy vendeve ballkanase, është mirë të kujtojmë se çfarë tha presidenti I Federatës Serbe të Futbollit, në 26 nëntor të vitit të kaluar, në prag të shortit për Ligën e Kombeve.
Legjenda Dragan Xhajiç nuk kishte si shprehej më qartë.
Gjithsesi, lutjet ndaj Zotit nuk bëkan punë çdo herë.
Nëse Xhajiç shpëtoi në Ligën e Kombeve, ja ku jemi bashkë në Botëror.
Shqetësimi është vërtet tepër I madh, ndonëse përpiqet të maskohet.
Në reagimet e drejtuesve të federatave dhe të trajnerëve thjesht shprehet besimi e shpresa se tema e vetme e ndeshjeve do të jetë futbolli.
Këtë e thotë tekniku I Serbisë, Dragan Stojkoviç.
Vetë Stojkoviç, një tjetër legjendë e futbollit jugosllav e serb, I njohur në vendin e tij si “Piksi”, emërtimi në ish-Jugosllavi për miushin Xherri në filmat multiplikativë, e ka një histori përplasjeje me shqiptarët, kur Serbia e tij u mund nga Zvicra e Xhakës dhe Shaqirit.
Nëse Xhaka bëri një gjest të turpshëm, Stojkoviç instinktivisht lëshoi një sharje për nënat shqiptare.
Nga pala shqiptare lajtmotivi ishte tjetër.
Presidenti Armand Duka, njeriu që ishte në detyrë edhe atë tëtor 2024, deshi të fliste gjithashtu vetëm për futbollin.
rajneri kuqezi, Silvinjo, natyrisht nuk pritej të komentonte rivalitetin shqiptaro-serb.
Ia vlen ta përsërisim se frika është e madhe.
Ajo që ngjau në stadiumin e Partizanit të Beogradit, pas ngritjes së dronit me hartën e asaj që quhet “Shqipëri Etnike”, përplasja ishte e egër, me hyrjen e ultrasve në fushë.
Po ashtu, me goditje ndaj lojtarëve tanë edhe nga rojet e sigurisë.
Kthimi në Elbasan nuk pati probleme, por ndoshta edhe sepse organizatorët kishin marrë masat që biletat t’u shiteshin tifozëve të besueshëm dhe në stadium nuk pati thirrje kundër Serbisë.
Mediat në Beograd I kanë kujtuar ngjarjet e kaluara, kuptohet sipas parimit që mbizotëron kudo, për një linjë editoriale “korrekte”.
Media e njohur “B92” thotë se nuk harrohet droni, goditja me gur e autobusit serb në Tiranë apo sjellja e Mirlind Dakut në Europian, ndonëse sulmuesi kuqezi ofendoi maqedonasit dhe jo serbët.
Aq I madh ishte alarmi pas ngjarjeve në ndeshjen e Europianit, saqë kur Skënderbeu I Korçës luajti në Beograd ndaj Partizanit vendas, në të njëjtin stadium, masat e marra nga policia serbe ishin të jashtëzakonshme.
Automjeti I drejtuesve të klubit korçar dhe gazetarëve u shoqërua nga policia sipas një procedure tepër të ashpër dhe u dërgua direkt për konferencën e shtypit, pa u lejuar të shkonin fillimisht në hotel.
Imponues kordonët e policisë dhe agjencive të tjera të sigurisë në rrugën drejt stadiumit, me qindra forca të pajisura me skafandra, mburoja dhe armë.
Gjithsesi, shpresa mbetet që të flitet vetëm për futboll, dhe të flasë vetëm futbolli. /abcnews.al