Kompeticioni i këngës Eurovision do të zhvillohet këtë vit. Lajmin e kanë bërë të ditur organizatorët ndërsa shtojnë se do të mbahet në datat 18, 20 dhe 22 maj. Gjithsesi, ashtu siç mund të pritet, këtë vit Eurovision do të ketë një formë shumë të ndryshme nga herët e tjera.
Organizatorët kanë bërë të ditur se dot të ndjekin një qasje të vendosu, por realiste” për ta organizuar festivalin në qytetin Holandez të Roterdamit.
Organizatorët thonë se plani, i quajtur “skenari B”, përfshin organizimin e një eventi ku mbahet distanca sociale ndërsa artistët interpretojnë në qytet. Megjithatë nuk specifikohet nëse do të lejohen shikues.
The @EBU_HQ, @PubliekeOmroep, @NOS, @AVROTROS & @rotterdam have agreed a determined, yet realistic approach to #ESC2021.#Eurovision will definitely make its welcome return in May!
Read more about our planning ? https://t.co/gV69sxSF2J pic.twitter.com/93pNkY0IVJ
— Eurovision Song Contest (@Eurovision) February 3, 2021
“Qëllimi ynë kryesor është të marrim 41 artistë në Roterdam, të interpretojnë të gjithë në të njëjtën skenë dhe të mirëpresim gazetarët për ta mbuluar kompeticionin,” tha në një deklaratë Sietse Bakker, një nga producentit.
Masa të rrepta shëndeti dhe sigurie, duke përfshirë testimin e shpeshtë Covid-19, do të ndiqen gjatë eventit, sipas organizatorëve. Sipas planit, artistët që nuk mund të udhëtojnë në Roterdam do të jenë në gjendje të paraqesin performanca të regjistruara. sb/abcnews.al/