A do të hyjë opozita në zgjedhjet vendore?

schedule21:38 - 10 Prill, 2019

schedule 21:38 - 10 Prill, 2019

A do të hyjë opozita në zgjedhjet vendore?

Ishte kjo pyetja, që u bë nga drejtuesja e emisionit, Juli Xhokaxhi, që ngacmoi 2 përfaqësueset e opozitës mbrëmjen e sotme në “Byro Politike”.

Gjosha dhe Tabaku u përgjigjën se, ka ende kohë që opozita të dalë në një version zyrtar, gjithsesi ato kanë theksuar se PD ka deklaruar se e ka një objektiv që është mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, pasi asnjë institucion shtetëror nuk funksionon.

“Asnjë institucion nuk funksionon, përveç KLSH dhe Presidentit. Gjithsesi kemi kohë deri në përfundim të afatit, për të dalë në një version zyrtar. Partia Demokratike ka deklaruar se ka një objektiv, janë zgjedhjet qendrore të jashtëzakonshme”, tha Tabaku.

Te njëjtin qëndrim pati edhe Klajda Gjosha në lidhje me pjesëmarrjen në zgjedhjet vendore duke lënë të kuptohet se versioni zyrtar për pjesëmarrjen në to, nuk është marrë ende, nga strukturat e opozitës.

Kujtojmë që, afati përfundimtar ligjor, për të zyrtarizuar pjesëmarrjen në zgjedhjet vendore, është data 21 Prill./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!