Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për të detyruar ish-kryeministrin Berisha në procesin gjyqësor ndaj Ize Haxhisë. Më parë, krahas Berishës, ishte kërkuar prania në gjyq edhe e Vili Minarollit si edhe gazetarit Ylli Rakipi.
Haxhia është duke u gjykuar për vrasjen e Azem Hajdarit, gjë për të cilën është dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm.
Gazetari Ermal Vija raporton për abcnews.al se kur u hap seanca gjyqësore, trupi gjykues theksoi se vendimi për thirrjen ose jo të Berishës dhe të tjerëve që të dëshmojnë do të merret një moment tjetër. /abcnews.al