A do ta vizitojë Lavrovi Serbinë më 7 qershor? Vuçiç: Situata është e komplikuar

schedule20:26 - 2 Qershor, 2022

schedule 20:26 - 2 Qershor, 2022

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka thënë se situata rreth vizitës së ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov në Serbi më 7 qershor po “ndërlikohet”.

“Situata rreth ardhjes së Lavrovit po bëhet më e ndërlikuar në çdo kuptim, por unë nuk jam ende gati të flas për këtë. Ekziston një pyetje, si do të arrijë Lavrov, çfarë… e të tjera. Do të shohim”, është përgjigjur Vuçiç gjatë një konferencës Globsek në Bratislavë.

Ndër të tjera Vuçiç u pyet nëse ekzistonte mundësia që kancelari gjerman Olaf Scholz ta anulojë vizitën në Serbi më 10 qershor.

Vuçiç tha se ky do të ishte një lajm i keq për Serbinë.

“Shpresoj që kjo të mos ndodhë. Le të shohim së pari nëse do të arrijë Lavrov dhe më pas gjithçka tjetër. Ka reagime edhe nga vende të tjera”, ka thënë Vuçiç.

Sipas  medieve serbe Lavrov të ketë një sërë takimesh me lidershipin shtetëror serb që nga presidenti Aleksandër Vuçiç, ku pritet të diskutojë në lidhje me luftën në Ukrainë dhe qëndrimin e Serbisë përballë kësaj situate.

Nëse zhvillohet kjo do të jetë vizita e parë e një zyrtari të lartë rus në Serbi që nga fillimi i luftës dhe vjen në një kohë kur BE po përgatit skemën më të ashpër të sanksioneve deri më tani.

Serbia është i vetmi vend në Europë që nuk i është bashkuar sanksioneve anti-ruse dhe BE ka rritur presionin ndaj Beogradit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!