A do ta tërheqë ankimimin nga gjykata? Alibeaj: PD i ka të gjitha hapësirat për bashkim

schedule20:25 - 12 Prill, 2022

schedule 20:25 - 12 Prill, 2022

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj ka folur pas mbledhjes së grupit,. Para gazetarëve.

Ai tha se gjatë mbledhjes ka patur disa diskutime për mënyrën se si mund të bëhet bashkimi i partisë, prandaj kanë vendosur që çdo deputet ta bëjë propozimin me shkrim dhe ta dorëzojë ditën e mërkurë.

I pyetur nga gazetarë se a do ta tërheqë ankimimin në gjykatë, Alibeaj tha se ankimimi është një e drejtë kushtetuese.

Sipas tij PD i ka të gjitha mundësitë të punojë e të shkojë drejt bashkimit, pa u ndikuar nga vendimi i gjykatës.

Alibeaj: Në të njëjtën linjë të mbledhjes së kaluar ku zoti Berisha erdhi unë i thashë të njëjtën gjë. Megjithatë vura re me kënaqësi që shumica dërrmuese konstatuan në mënyrë të qartë disa gjëra të thjeshta që është lëvizja për të shkuar tek zgjidhja më e mirë për demokratët për bashkimin, një bashkim i cili do të duhet të realizohet në bazë të një procesi të përbashkët, ku të mos ketë përjashtime. Pothuajse të gjithë deputetët dhanë zgjidhje që e ofronin pikërisht këtë gjë, në fund unë kërkova që nesër secili deputet të propozojë në mënyrë shtjelluese propozimin e vet. Kishte një propozim që ishte i shkruar i qartë ai i zotit Lefter Gështenja. Kishte një konstatim për proces të njëanshëm që po bëhet deri tani.  Ne duam të fillojmë procesin e organizimin nga poshtë lart. Nuk do të bëjmë procese të nxituara, por procese që të japin sinjale bashkimi atje poshtë. Grupi parlamentar është institucioni si grup kolegjial. Unë dua të tregoj se edhe sikur një hapësirë e vogël të jetë do të duhet ta eksplorojmë, pasi vota të çon pastaj në një pikë pa rikthim. Pati modalitete dhe për një Kongres bashkimi. Dy pika janë ato që u rrahën, e para çfarë është bërë deri tani është e padobishme për vetë PD dhe e dyta një proces i përbashkët i çertifikuar zgjedhjesh që fillojnë nga baza dhe shkojnë lart. Propozimi i shumicës së deputetëve ishte që ajo që është baza e demokratëve ajo do të duhet të jetë e garantuar, e p-ara që t’i bëjmë shërbimin. Pati edhe propozime për lart, por këtë t’ia lëmë të nesërmes.

Pyetje: A do tërhiqeni nga apelimi?

Alibeaj: Kam qenë këtu para dy javësh, ditën që ishte një vendim i marrë në mënyrë të paligjshme, i marrë në konflikt interesi i deklaruar nga vetë gjyqtari dhe deklarova që do të bëj ankimim. Ankimimi besoj se është e drejtë Kushtetuese, unë besoj se ankimi është një mjet që e zgjidh çështjen në gjykatë. Unë besoj që një parti e cila synon qeverisjen dhe qëndron tek vlerat Kushtetuese kurrsesi nuk duhet të thotë mos-respektojmë gjykatat. Kur të flasin gjykatat me vendim të formës së prerë unë dhe gjithë të tjerët do të heshtim, deri në atë moment kemi të gjitha hapësirat për të bashkuar demokratët. Vajtja në gjykata nuk kufizon eksplorimin e mundësive për të gjetur bashkimin. Gjejmë bashkimin këtu, nuk ka nevojë për gjykatë.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!