A do ta përdorë për mirë, gjithë këtë pushtet?

schedule09:56 - 8 Shkurt, 2022

schedule 09:56 - 8 Shkurt, 2022

Nga Edi Oga

“Fuqia në vetvete nuk është as e mirë, as e keqe, por ai që e përdor e bën të jetë njëra nga të dyja” – kjo është një thënie e perifrazuar e njërës prej shkrimtareve të cilat shkruajnë libra nën preudonimin kolektiv “Erin Hunter”.

Në çdo epokë, në çdo sistem, në çdo formë organizimi shoqëror, vjen një moment dhe fuqia përqendrohet në duart e një njeriu të vetëm.

Edhe kur fuqia duket e kontrolluar nga një grup njerëzish, në realitet, ajo absolute i përket një njeriu të vetëm, të tjerët përfitojnë duke ia deleguar fuqinë e tyre relative “njëshit”.

Në këtë mënyrë, ata që janë pranë njëshit, sado që perceptohen si të pushtetshëm, thellë-thellë janë mjaft të brishtë; fuqia e tyre mund të zerohet me një të rënë të lapsit nga njëshi, i mbështetur fuqishëm nga të tjerët pranë tij, të cilët në këtë mënyrë i japin vetes mundësi shtesë në kohë dhe në hapësirë, për të mbijetuar si “të fuqishëm”, pranë njëshit.

Këto na mëson historia, keni raste pafund.

Nëse doni t’i aplikoni ato që lexuat më lart në realitetin tonë, secili prej jush është i aftë që personazheve të përgjithshëm t’i vërë një emër të përvetshëm.

Në Shqipëri, fuqinë, lexo poshtetin, tashmë e ka të gjithën një njeri i vetëm.

I takon atij të vendosë nëse do ta përdorë për të bërë mirë, apo për të bërë keq! /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!