A do ta dekretojë paketën anti-shpifje? Flet Presidenti Meta

schedule11:52 - 20 Dhjetor, 2019

schedule 11:52 - 20 Dhjetor, 2019

Presidenti Ilir Meta ka dhënë mesazhin e tij për paketën anti-shpifje, në një kohë kur pritet me interes qendrimi i këtij të fundit lidhje me dekretimin e ligjit.

Në një deklaratë për mediat paraditen e sotme, Meta tha se do ta shohë me vëmendje këtë ligj si dhe aktet që u miratuan në Kuvend.

“Së pari duhet a shoh me vëmendje, sepse është folur vazhdimit për ndryshimet të minutave të fundit. Dot ë shohim të zbardhur të gjitha aktet që janë miratuar dhe relacionet përkatëse. Përgjigja do të jetë në kohën e duhur. E argumentuar dhe transparente si gjithmonë. Pasojat e rënda tragjike të tërmetit, kërkojnë një angazhim të fortë, të brendshëm dhe të jashtëm, për t’i përballuar të gjitha ato pasoja të mëdha për qytetarët, për bashkitë. Këto janë pasojat që do t’i paguajnë taksa-paguesit tanë”, tha Meta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!