A do ta dekretojë Meta paketën “anti-shpifje”? Blushi: Do të flasë në kohën e duhur

schedule20:31 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 20:31 - 18 Dhjetor, 2019

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi i pyetur nga mediat, se cili do të jetë qëndrimi i Presidentit të Republikës ndaj së ashtuquajturës “paketë anti-shpifje”, sqaron se Presidenti Meta do të shprehet në kohën e duhur. Tedi Blushi ka njoftuar se do të ketë një reagim nga Presidenti Meta kur ai të jetë njohur me ndryshimet ligjore dhe relacionin shoqërues.

Reagimi:

Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të shprehet në kohën e duhur, pa u ndikuar nga askush përveç Kushtetutës dhe ligjit.

Pasi të njihet zyrtarisht me ndryshimet ligjore dhe relacionin shoqërues, Presidenti Meta do të ndërtojë një proces shterues ligjor, dhe do i njohë qytetarët me qëndrimin e tij përfundimtar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!