A do qëndrojë Lewandowski te Bayern? Flet Kahn

schedule20:02 - 26 Janar, 2022

schedule 20:02 - 26 Janar, 2022

Kryetari i Bordit të Drejtorëve të Bayern Munich, Oliver Kahn, tha se klubi do të bëjë gjithçka që është e mundur për të mbajtur Robert Lewandowski në ekip për një kohë të gjatë.

Lojtari polak ka kontratë deri në vitin 2023 dhe sipas informacioneve të ndryshme jozyrtare, Bayern po shqyrton dy variante për rinovimin e tij: të zgjasë kontratën edhe për një vit, duke ruajtur kushtet aktuale, me një pagë prej 24 milionë euro në vit, ndërsa tjetri do të jetë një rinovim deri në 2025 me ulje rroge.

Megjithatë duhet të presim fundin e sezonit për të mësuar të ardhmen e bomberit të Bayern. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!