Ish-kandidatja për kryetare të PD-së, Edit Harxhi u shpreh mbrëmjen e sotme në emisionin “LOG” se nuk do të ishte anti-amerikanizëm nëse Lulzim Basha do ta mbante Sali Berishën dhe jo ta përjashtonte nga grupi parlamentar.
“Jo, sidomos në kushtet që tha do ta ndjekë personalisht. Duhet të pyetej anëtarësia” tha ajo. “Jo absolutisht jo, duhet të vendosin forumet” tha ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Agim Nesho.
Por për analistin Mentor Nazarko nëse Lulzim Basha do të mbante Berishën do të ishte një pozicionim kundër politikës zyrtare amerikane.
“Kjo është një përplasje e PD-së apo vetë Berishës me ambasadoren amerikane, që mund të krijojë sentiment anti-amerikan, qoftë të përkohshëm apo qëndrueshëm, pasi të rinjtë e sotëm nuk e kanë ndenjën e mirënjohjes sikur e kemi ne. Mund të jetë edhe modë. Dikush e ka të momentit, dikush të vetëdijshëm.
Ky vendim (për Berishën) është ndihma më e madhe për pastrimin e politikës shqiptare, jo e lidhur drejtpërdrejt me Berishën. Kjo PD e drejtuar nga Basha “de jure” dhe Berisha “de facto” nuk është në gjendje të sigurojë rotacionin.
Perëndimi është i interesuar për rrotacionin, pasi krijon energji të reja dhe pastrim. Ata e kanë kuptuar që Basha i kontrolluar nga Berisha nuk e bën dot. E filluan këtej sepse, duan ta çlirojnë PD-në’ tha ai./ db/Abcnews.al

