A dështoi Monika Kryemadhi me drejtimin e LSI? Si përgjigjet Meta

schedule13:35 - 30 Prill, 2021

schedule 13:35 - 30 Prill, 2021

Presidenti Ilir Meta ka refuzuar edhe njëherë se do të japë do të hapë dorëheqjen. NPara gazetarëve, Meta tha se konferencën e fundit për shtyp në Presidencë do ta japë më 24 korrik të vitit 2022.

“Konferencën e fundit për shtyp e kemi në 24 korrik këtu. Merruni me votat, me kontestimet, me kutitë që kanë pasur fletë tepër”, tha ai.

I pyetur nëse dështoi Monika Kryemadhi me drejtimin e LSI, Presidenti refuzoi të jepte një përgjigje duke u kërkuar gazetarëve që të merren me procesin e zgjedhjeve.

Lexo edhe: Deklaratat e Ramës, Meta: Shashka për të larguar vëmendjen, mes votave të pavlefshme lëvizin mandate

“Pyeteni vetë zonjën në fjalë për këtë çështje. Unë po ju ftoj, shikoni dhe ndiqni procesin me transparencë të plotë aty i mbani sytë, lerini këto shashkat sa këtej andej,” tha Meta. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!