Kombëtarja U-19 do të zhvillojë ditën e sotme ndeshjen kundër Serbisë U-19, takim i vlefshëm për kualifikueset e Europianit 2022, për 19-vjeçarët. Ndeshja mes Shqipërisë U19 dhe Serbisë U-19 do të luhet në “Elbasan Arena”, ora 14:00.
Kombëtarja e drejtuar nga Armando Cungu, në ndeshjen e parë janë mposhtur nga Franca me rezultatin 4-0 dhe kundër Serbisë do të kërkojnë edhe pikët e para në grup.
Një fitore kundër kombëtares serbe do të ishte e duhura për Cungun dhe djemtë e tij për vazhdimësinë në grup.
Për këtë sfidë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare:
Shqipëri U-19 – (4-3-3): Simoni; Bytyqi, Preka, Zalli, Hysaj; Nerguti, Mata, Bibo; Zenelaj, Pjeshka, Toçi. Trajner: Armando Cungu.
Serbi U-19 – (4-3-3): Lukiç; Despotovski, Petkoviç, Subotiç, Krsmanoviç; Stankoviç, Miletiç, Motika; N. Mituljikiç, Ajdar, J.Mitjulikiç. Trajner: Dejan Brankoviç. /f.a/abcnews.al