Anglia lë me pasoja Shqipërinë, shumë mungesa kundër Andorrës në “Air Albania”

schedule12:36 - 13 Nëntor, 2021

schedule 12:36 - 13 Nëntor, 2021

Shqipëria zhvilloi mbrëm me Anglinë ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”, takim i cili përfundoi me rezultatin e thellë 5-0 në favor të “3 Luanëve”.

Takimi tjetër dhe i fundit për Shqipërisë në këto kualifikuese është ajo me Andorrën që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” më 15 nëntor.

Sikur të mos mjaftonte humbja me Anglinë, për trajnerin Edi Reja ka shumë probleme. Dëmtime dhe mungesa për sfidën me Andorrën do e vështirësojnë akoma më shumë fitoren në këtë sfidë që vlen thjeshtë për moral sepse tani vendi i dytë është i zotëruar nga Polonia.

Sokol Cikalleshi dhe Klaus Gjasula u ndëshkuan me kartonë të verdhë në sfidën kundër Anglinë duke humbur kështu mundësinë për të luajtur sfidën e fundit kualifikuese me Andorrën.

Shqetësuese janë gjendja e dy lojtarëve të dëmtuar që u deshën të linin fushën e lojës para kohe mbrëmjen e djeshme. Bare dhe Kumbulla janë dy lojtarët e dëmtuar që pritet përgjigjja nga mjekët për gjendjen e tyre.

Por në pikëpyetje është edhe Armando Broja, që kundër “3 Luanëve” përfundoi në tribunë edhe nuk dihet akoma nëse do jetë gati për ndeshjen kundër Andorrës. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!