Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj i është refuzuar viza amerikane, ndaj dhe nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në punimet e konferencës për Ballkanin që zhvillohet në fillim të shkurtit në Shtetet e Bashkuara. Lajmin e bën të ditur filiali ballkanas i rrjetit informativ Al Jazeera, që citon burime pranë Departamentit të Shtetit. sipas burimit mediatik, më herët Haradinaj kishte marrë ftesën për të ndjekur konferencën, që zhvillohet më 6 shkurt. Por për shkak të futjes në fuqi të taksës 100 për qind për produktet serbe dhe ato nga Bosnje-Hercegovina, kreut të qeverisë së Kosovës nuk do t’i jepet viza për të hyrë në Shtetet e Bashkuara – saktësojnë burimet. Mungesa e Haradinaj është konfirmuar ndërkohë edhe nga një prej organizatorëve të konferencës. Më herët gjatë së hënës, kryeministri Haradinaj deklaroi se qeveria e Kosovës është gati ta pezullojë përkohësisht taksën për mallrat serbe në këmbim të garancive ndërkombëtare për një marrëveshje që do të çojë në njohjen e Kosovës nga Serbia. /abcnews.al
Taksa për produktet serbe, Haradinajt i refuzohet viza për në SHBA
schedule22:37 - 14 Janar, 2019
schedule 22:37 - 14 Janar, 2019