Përplasja mes Ramës dhe Metës për emërimin e Gent Cakajt në postin e ministrit të Jashtëm duket se ka kaluar në një tjetër nivel. Kryeministri ka reaguar duke propozuar emrin e tij për këtë post, pasi Presidenti Meta nuk dekretoi Cakajn në detyrën e ministrit të Jashtëm.
Në studion e emisionit “Byro”, kryeredaktori i “Klan Plus” Mentor Kikia, ish-ministri i Financave Arben Malaj, diplomati Agim Nesho dhe juristi Çlirim Gjata, kanë dhënë mendimin e tyre për situatën e krijuar.
Për, kryeredaktorin e “Klan Plus” Mentor Kikia, Rama tani po qeveris pa kabinet. Sipas tij, ai po i trajton ministrat si shërbëtorë.
Mentor Kikia: Tani Rama nuk po qeveris me kabinet. Kjo është e provuar me fakte ulëritëse. Rama ka marrë disa drejtues institucionesh për të shpërndarë urdhrat e marrë prej tij. Vjen një moment që edhe ministrin e Jashtëm do ta trajtojë si një shërbëtor.
Ndërsa juristi Çlirim Gjata u shpreh se Rama nuk do personalite në qeverisje, por do persona që t’i trajtojë si plastelinë.
Juristi Gjata: Rama me mënyrën e tij të qeverisjes nuk do personalitete. Ai nuk do persona që shkelin vijën e kuqe. Rama i përdor ministrat si plastelinë.
Ndërsa ish-ministri i Financave Arben Malaj është shprehu se Rama po e çon Partinë Socialiste drejt shkatërrimit.
Arben Malaj: Ajo që nuk i lejohet asnjë lideri është shkatërrimi i partisë. Sepse u modernizua një parti e vjetër, ajo duhej të ruhej si sytë e ballit. Cilësia e tij vjen dhe t‘kurrët dhe preformaca e partisë po bie. Kërkohet një zgjidhje dhe lideri politik asnjëherë nuk duhet të flasë në emer të Shqipërisë për çështje që thotë unë kështu e mendoj. Pastaj krijohen armiqësi strategjike.
Ndërsa më tej gjatë fjalës së tij Mentor Kikia është shprehur se Rama ngriti një skuadër të re për të hedhur poshtë akuzat.
Mentor Kikia: Skuadra e re e thirru shpejt e shpejt në front ishte më shumë një përpjektje për të sfomuar akuzat. Sepse njerëzit e tij ishin të gjithë të lidhur me aferra. Ai zgjodhi ca njerëz që nuk ishin të përfoluar as për mirë dhe as për keq.
Për diplomatin Nesho, Rama do të vendosë në detyrën e ministrit të Jashtëm një njeri të porositur nga dikush.
Agim Nesho: Kemi një kapje të shtetit. Në rastin shqiptar po shikojmë një devijim nga demokracia. Këtu duan që të përfitohet për zgjatjen në pushtet të individëve apo të disa grupeve. Për këtë, në mënyrë të përgjegjeshme Presidenti ka reaguar. Ai ka reaguar sepse duhet thënë një herë ndal. Ai ka reaguar duke mos dekretuar një ministër dhe e ka argumentuar. Kjo sitatë duhet të marrë fund nëse duhet të përfundojmë në rrugën diplomatike. Nëse nuk marrim kthesë nuk do futemi në BE. Ne do strukemi në një qoshe. Drejtuesit më pas do justifikohen dhe nuk do ta pranojnë humbjen. Rama do të propagandojë idetë e tij që i ka plane të përbashkëta me Thaçin dhe Vuçiçin. Ai është i fiksuar tek një njeri i porositur nga dikush./abcnews.al