Dështoi rrëzimi i qeverisë Zaev-Ahmeti, nis largimi i Lëvizjes Besa nga qeveria

schedule13:29 - 12 Nëntor, 2021

schedule 13:29 - 12 Nëntor, 2021

Arjanit Hoxha ka dhënë dorëheqjen nga detyra e ministrit të Bujqësisë. Njoftimin e dha ai vetë përmes një konference për shtyp. Hoxha tha se sëbashku me dy zëvendësministrat e Lëvizjes Besa, janë tërhequr nga detyra.

“Ashtu siç e kam premtuar se për shkak të cenimit të demokracisë, me metoda manipuluese unë japë dorëhejq nga pozita e ministrit”, ka theksuar ai.

Kjo lëvizje vjen pas angazhimit të Besës kundër maxhorancës së kryesuar nga Zaev dhe Ahmeti. Tentativa për ta rrëzuar qeverinë në Kuvend dështoi pas tërheqjes së nënkryetarit të Besës, Kastriot Rexhepi. /abcnews.al