Gjermania kërkon të ndalojë valën e katërt të pandemisë, si dhe numrin e rasteve që kanë shënuar rritje çdo dy javë, duke rikthyer testet falas dhe duke vendosur kufizime për personat e pavaksinuar.
“Duhet të ndalojmë valën e katërt, përndryshe do të kemi një dhjetor të ashpër,” tha ministri i Shëndetësisë Jens Spann.
Që nga nesër, testet e koronavirusit do të jenë falas.
“Nëse nuk marrim masat, duke filluar nga nesër në çdo dy javë do të shohim dyfishim të rasteve,” tha Span. “Duhet të zbatojmë gjerësisht rregullin e 2G, për të vaksinuarit”, shtoi ai.
Gjermania ka regjistruar 4,925,928 raste dhe 97,822 viktima që nga fillimi i pandemisë.
/abcnews.al