“Nuk kam punuar kurrë për Rusinë”, mbrohet Trump

schedule21:52 - 14 Janar, 2019

schedule 21:52 - 14 Janar, 2019

Presidenti Trump është mbrojtur sërish nga akuzat se ka punuar për Rusinë, duke përdorur termin e tij të preferuar “FEJK NJUZ”. Sa i takon bllokadës federale, që ka hyrë në ditën e 24-t, Trump ua ka atribuuar përgjegjësinë demokratëve, të cilët sipas tij nuk kanë vullnet për zgjidhjen e problemit.

Donald Trump është mbrojtur të hënën përpara gazetarëve duke deklaruar se nuk ka punuar kurrë për Rusinë. Përgjigjia e radhës e presidentit amerikan erdhi pas insistimit të gazetarëve në lidhje me zërat se kreu i shtetit ka fshehur detajet e takimit mes tij dhe presidentit Putin.

“Mendoj se është e trupshme që ju bëni këtë pyetje, sepse gjithcka është një mashtrim”, tha Trump, duke i cilësuar të rreme zërat se ai po hetohet nga FBI në lidhje me këtë rast. “Ka shumë lajme të rreme në qarkullim. Në të vërtetë, takimi me Putin ishte shumë i suksesshëm. Diskutuam për Izraelin dhe për gazsjellësin gjermano-rus”, vijoi Trump, duke shtuar se takime të tilla janë diçka normale.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë u mbrojt edhe nga akuzat për bllokadën qeveritare, duke ua adresuar përgjegjësinë demokratëve. “Ata mund t’i japin fund bllokadës për 15 minuta. Ndaj në këtë pikë, faji është i gjithi i atyre”, tha Trump në Tëitter. Ai theksoi se priti gjithë fundjavën që demokratët të ndryshonin qëndrim, por nuk ndodhi kështu. “Demokratët duhet të kthehen në detyrë.

Kufiri duhet siguruar sa më parë”, shtoi Trump. Ndërsa bllokada ka hyrë në ditën e 24-t, presidenti përsëriti se nuk ka ndërmend të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për emigrantët në kufirin me Meksikën. Nga ana tjetër, ai refuzoi idenë e bashkëpunëtorit të tij të ngushtë, senatorit Lindis Graham, për një ndërprerje të përkohshme të bllokadës federale, për të mundësuar negociatat me demokratët./abcnews.al