Nga Jason West, The Hill
Samiti i klimës në Glasgow deri më tani ka korrur sukses në premtimet për reduktimin e emetimeve, por këto suksese ka shumë të ngjarë të jenë të pamjaftueshme për të ruajtur konstante ngrohjen globale nga tejkalimi i 1.5 ose 2 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale.
Por në rrezik nuk është vetëm ndryshimi i klimës. Në Glasgow, liderët botërorë kanë gjithashtu një mundësi historike për t’i dhënë fund një tjetër krize globale – ndotjes së ajrit. Në nivel global, ndotja e ajrit vret rreth 6.7 milionë njerëz në vit – aq sa të gjitha aksidentet e transportit, diabeti, tuberkulozi, HIV, malaria, kanceri i gjirit dhe kanceri i prostatës së bashku.
Rreth një në çdo 8.5 vdekje ndodh para kohe për shkak të ekspozimit ndaj ndotjes së ajrit, nga ataku në zemër, goditjet në tru , sëmundjet e frymëmarrjes dhe kanceri i mushkërive. Tani e kuptojmë edhe më mirë se ndotja e ajrit është faktori më i rëndësishëm i rrezikut mjedisor për shëndetin global dhe se ka ndikuar edhe më shumë në rajonet industriale gjatë shekullit të 20-të. Ndërsa SHBA dhe Europa Perëndimore kanë përmirësuar tashmë cilësinë e tyre të ajrit përmes rregulloreve, India, Azia Juglindore, Afrika dhe rajone të tjera vazhdojnë të shënojnë rritje të ndotjes së ajrit.
Ndryshimet klimatike dhe ndotja e ajrit janë të lidhura ngushtë nëpërmjet djegies së karburanteve fosile, burimi i 89 për qind të emetimeve të CO 2 të njeriut dhe rreth 71 për qind e ekspozimit global ndaj grimcave të imëta (PM2.5). Rrjedhimisht, shumica e veprimeve për të reduktuar emetimet e gazeve serrë (GHG) gjithashtu reduktojnë ndotësit e ajrit. Përfitimet e monetizuara nga përmirësimi i cilësisë së ajrit dhe shëndetit janë të krahasueshme me kostot e reduktimit të GHG- ve , apo edhe i tejkalojnë ato.
Me fjalë të tjera, vetëm përfitimet shëndetësore të ajrit më të pastër mund të justifikojnë veprimet që po ndërmerren tani për të adresuar ndryshimet klimatike. Më tej, për shkak se përfitimet nga ndotja e ajrit realizohen shpejt dhe kryesisht në nivel lokal – ndërsa përfitimet e ngadalësimit të ndryshimeve klimatike shpërndahen globalisht dhe përhapen në dekada – ato mund të motivojnë vendet të ndërmarrin veprime, raporton abcnews.al
Ndërsa veprimi i klimës pritet të reduktojë ndotjen e ajrit, e kundërta nuk është domosdoshmërish e vërtetë. Rajonet që ulën me sukses ndotjen e ajrit – SHBA dhe Europa Perëndimore që nga viti 1980 – e kanë bërë këtë ndërsa emetimet e GHG kanë mbetur në nivele të ulëta. Kina në dekadën e fundit uli ndotjen e ajrit ndërsa gazrat serrë u rritën.
Këto rajone reduktuan ndotjen e ajrit nga gazrat serrë nëpërmjet veprimeve të tyre për të arritur ajër më të pastër – kontrollet e tymit në termocentralet dhe industritë e mëdha dhe kontrollet e tubacioneve në automjetet motorike – veprime që nuk ulin përdorimin e energjisë fosile dhe kështu kanë pak efekt mbi gazrat serrë.
Pra, ndërsa veprimet për të adresuar ndryshimet klimatike – përmirësimi i efikasitetit të energjisë dhe kalimi në lëndë djegëse më të pastra, duke përfshirë burimet e rinovueshme mund të ulin ndjeshëm ndotjen e ajrit, veprimet e ndërmarra historikisht për të adresuar ndotjen e ajrit nuk ngadalësojnë ndryshimin e klimës.
Por diçka e tillë po ndryshon me shpejtësi – kryesisht për shkak të rënies së kostove të energjisë së rinovueshme. Në SHBA dhe gjetkë, impiantet e vjetra joefikase të qymyrit janë mbyllur kohët e fundit, duke u zëvendësuar nga gazi natyror më i lirë dhe më i pastër ose burimet e rinovueshme – kryesisht për shkak të faktorëve ekonomikë.
Me rënien e kostove dhe teknologjitë e reja të ruajtjes së energjisë elektrike, burimet e rinovueshme mund të sigurojnë në mënyrë praktike shumicën e prodhimit të energjisë elektrike dhe fuqizimin e automjeteve elektrike. Ky ndryshim në strukturën e kostos është ndër ndërprerjet më të mëdha në industrinë e energjisë të shekullit të kaluar.
Një sukses i Glasgow ka qenë “Betimi Global i Metanit” , i cili në mënyrë efektive do të ngadalësojë shkallën e ndryshimit të klimës – që shihet si thelbësore për të ruajtur normën e ngrohjes globale nga tejkalimi 1.5 ose 2 gradë Celsius – përveç përmirësimit të cilësisë së ajrit. Por në negociatat e Glasgow ekziston mundësia për të reduktuar ndotësit e tjerë jetëshkurtër të klimës, duke përfshirë prekursorët e ozonit dhe karbonin e zi – veprime që do të jenë gjithashtu të rëndësishme në pastrimin e ajrit dhe shpëtimin e jetëve.
Në COP26, bota është në një udhëkryq. Ne mund të përmirësojmë cilësinë e ajrit përmes kontrolleve më të ashpra të tymit ndërkohë që vazhdojmë të djegim lëndë djegëse. Ose mund t’i japim fund varësisë sonë nga karburantet fosile dhe të krijojmë një të ardhme të qëndrueshme të nxitur nga energjia e rinovueshme, duke pasur si ajër të pastër ashtu edhe një klimë të qëndrueshme.
Heshtja e botës deri më tani për klimën kërkon reduktime dramatike të GHG-ve për të stabilizuar ngrohjen në 1.5 ose 2 gradë. Ndërkohë, udhëzimet e reja të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për cilësinë e ajrit pohojnë se përqendrimet edhe më të ulëta ndikojnë në shëndetin dhe mbi 90 për qind e popullsisë së botës.
Sa i përket klimës, nevojiten gjithashtu veprime të guximshme për të përmbushur këto udhëzime. Si ndotja e ajrit, ashtu edhe ndryshimi i klimës mund të zgjidhen në të njëjtën mënyrë: heqja dorë nga lëndët djegëse fosile përmes një vale investimesh në energjinë e rinovueshme. Duke vepruar në këtë mënyrë, kjo do t’i jepte fund murtajës së shekullit të 20-të të ndotjes së ajrit me lëndë djegëse fosile përmes veprimeve të shekullit të 21-të për të stabilizuar klimën.
Diçka e tillë mund të arrihet në samitin e klimës në Glasgow.
/abcnews.al